Kurti sot e pret në takim Xavier Bettel

10:08 | 05 Nëntor 2024
kurti-sot-e-pret-ne-takim-xavier-bettel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot do ta pret në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Sipas njoftimit të qeverisë, mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë dhe në fillim të takimit në ora 13:00.

Bettel, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka zhvilluar një sërë takimesh më 4 nëntor me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve kosovare. Ai kishte zhvilluar takim me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla, me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislmi dhe më pas edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Komento: