Zgjedhjet e 9 shkurtit, vazhdon periudha për aplikim të partive për certifikim

11:08 | 05 Nëntor 2024
zgjedhjet-e-9-shkurtit,-vazhdon-periudha-per-aplikim-te-partive-per-certifikim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Deri më 11 dhjetor 2024, kërkesat për certifikim nga subjektet politike duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP)”.

“Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë”.

“Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për certifikim të subjekteve politike janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për subjekte politike > Certifikimi i subjekteve politike) apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/certifikimi-i-subjekteve-politike/”, bën të ditur KQZ-ja.

Komento: