E pranon Allegri, kjo do të ndodh pas përfundimit të kampionatit!

13:51 | 11 Maj 2019

Massimiliano Allegri do të largohet nga Juventus pas përfundimit të këtij sezoni.

Emri i Massimiliano Allegrit ka qenë më i lakuari gjatë javës në mediat italiane. Është folur shumë qëndrimi i tij për largimin nga Juventusi.

Megjithatë, trajneri italian nuk e ka pohuar këtë në konferencën para ndeshjes me Romën.

“Gjërat që u thanë dhe u shkruan këtë javë më bëjnë të argëtohem. Ne mbyllëm kampionatin një muaj më parë dhe do të flasim me presidentin pasi të përfundojë kampionati.

Para Ajax, unë e kisha njoftuar Presidentin Agnelli se unë do të qëndroja, tani do kemi përsëri dhe do bëjmë plane.

Unë jam mirënjohës ndaj stafit dhe kompanisë për punën që kemi bërë, nuk mund t’i pëlqej të gjithëve. Jam i bindur që kemi bëri punë të madhe në këto pesë vite” ka thënë Allegri

Komento: