LDK-ja me telegram ngushëllimi për vde*kjen e Hondozit

12:38 | 09 Nëntor 2024
ldk-ja-me-telegram-ngushellimi-per-vde*kjen-e-hondozit

Ka ndërruar jetë Mujë Hondozi, anëtar dhe veprimtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Rahovec.

LDK-ja ka shprehur ngushëllime familjes së Hondozit, dhe thotë se veprimtaria e tij politike ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë e zhvillimit politik të kësaj partie, transmeton Klankosova.tv.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Rahovec, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta Familjes Hondozi me rastin e vdekjes së anëtarit dhe veprimtarit të hershëm Mujë Hondozi.  Veprimtaria e tij politike ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë e zhvillimit politik të LDK-së në Rahovec si ish anëtar i kryesisë së degës së LDK-së në dy mandate, veprimtarë e aktivistë i dalluar”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Komento: