Pas Sokol Halitit, edhe Gazmend Muhaxheri pjesë e listës për deputet të LDK-së

19:38 | 09 Nëntor 2024
pas-sokol-halitit,-edhe-gazmend-muhaxheri-pjese-e-listes-per-deputet-te-ldk-se

Disa nga kryetarët e komunave me të cilat udhëheq Lidhja Demokratike e Kosovës, do të jenë kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Pas zyrtarizimit të kandidaturës nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, garës për deputet do t’i hyjë edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Kjo gjë është bërë e ditur sot, gjatë ‘Turneut të Ndryshimit’ që e ka nisur LDK e që do të mbahet në 10 qytete të Kosovës dhe në mërgatë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, edhe më herët në intervista kishte deklaruar se disa nga kryetarët e komunave, do të jenë në listën për deputetë të kësaj partie.

Komento: