Ja çfarë e pret nesër Milanin

18:14 | 18 December 2018

Beteja ligjore midis Marco Fassone dhe Milanit është e gatshme të nisë.

Pesë muaj pas shkarkimit të tij, ish-drejtori ekzekutiv i Rossonerëve ka paditur kompaninë për ‘shkarkimin e padrejtë’ përcjell ORAinfo.

Nesër, siç raportohet nga Ansa, do të mbahet seanca e parë dhe Fassone, i ndihmuar nga avokati Francesco Rotondi, që kërkon që shkarkimi të anulohet.

Fassone u shkarkua në korrik nga Elliott Management, i cili mori kontrollin e Milanit pasi Li Yonghong dështoi në një hua që i ishte huazuar atij nga fondi mbrojtës.

Megjithatë, ANSA raporton se 54-vjeçari ka bërë ankesën e tij në gjykata, me seancën e parë që do të mbahet të mërkurën./ORAinfo/

Komento: