Atalanta ia “terron” Interit

17:32 | 11 Maj 2019

Atalanta nuk po njeh kundërshtarë.

Atalanta nuk ka ndërmend të ndalet këtë sezon në Seria A. Ekipi i Gasperinit ka fituar pa vështirësi 2-0 ndaj Genoas, duke siguruar suksesin e katërt radhazi.

Begamaskët shënuan fillimisht me Pasalic dhe më pas Zapata, por në të dy rastet goli u anulua për pozicion jashtë loje të sulmuesit kolumbian. Në fillimin e pjesës së dytë, vendasit do të arrinin që të zhbllokonin rezultatin me Musa Barrow. Sulmuesi mori një pasim të bukur nga një distancë e largët dhe me një goditje me të djathin mposhti portierin Radu.

Atalanta mori zemër nga goli, teksa 6 minuta më pas do të shënonte edhe golin e sigurisë. Mbrojtësi i kombëtares sonë, Gjimshiti dha një pasim të artë për Timothy Castagne, i cili e pati të thjeshtë për ta shoqëruar “sferën” në rrjetë.

Një minutë nga fundi i kohës së rregullt, Genoa hapi ndeshjen me Sanabrian, por ky gol do të shërbente sa për statistika. Me këtë fitore Atalanta i rrëmben vendin e tretë Interit, në kuotën e 65 pikëve.

Komento: