Lamtumirë Allegri!

17:48 | 11 Maj 2019

Allegri i ka ditët e numëruara te Juventusi.

Trajneri i Juventusit, para ndeshjes me Romën në transfertë ka folur për mediat në lidhje me të ardhmen e tij si trajner në krye të bardhezinjve.

Tekniku ka lënë dyshime që mund të largohet nga kampionët e Italisë, ku pas disa ditësh do të takohet edhe me presidentin e klubit.

“Do të takohem me presidentin në javën e ardhshme dhe do të flasim për gjithÇka. Pas ndeshjes me Ajaksin kam thënë se unë do të vazhdojë këtu, por tashmë më duhet të shoh pozicionin tim.

Me presidentin mund të flasim për gjithçka, ashtu siç kemi bërë këto vite.

Këtë vit është më shumë trazirë, sepse jemi eleminuar shumë herët nga Champions. Ndoshta dikush mendoi se do e fitonte atë si turneun që kam luajtur në verë në Livorno”, është shprehur Massimiliano Allegri.

Komento: