Antonio Conte, ka rënë dakord të bashkohet me Interin në një kontratë tre-vjeçare, thotë Tuttosport.
Ish trajneri i Juventusit, Çelsit dhe Italisë ka dalë si kandidati kryesor i Nerazzurrit për të zëvendësuar Luciano Spalletti, duke e konsideruar gjithashtu edhe Jose Mourinhon, përcjell ORAinfo.
Ata kanë biseduar me italianin, i cili do të nënshkruajë një marrëveshje me vlerë rreth 10 milionë euro për sezonin./ORAinfo/