Roma ia ofroi yllin e madh Juventusit

20:12 | 11 Maj 2019

Sipas asaj që është raportuar nga gazeta italiane Il Corriere di Torino, në janar, Roma ia ofroi Edin Dzeko, Juventusit.

Gazeta raporton se Juventusi, megjithatë, nuk ishte i interesuar dhe zgjodhi të mos e vazhdonte atë më tej, përcjell ORAinfo.

Disa javë më vonë, kur Juventusi po kërkonte destinacionin e ardhshëm të Gonzalo Higuain, Roma sërish ofroi Dzekon si pjesë e një marrëveshjeje për të nënshkruar Higuain, por përsëri, Juventusi hodhi poshtë propozimin dhe Higuain u transferua te Chelsea./ORAinfo/

Komento: