Flet Valverde.
Pas eliminimit shokues në Ligën e Kampionëve nga Liverpool, i gjithë presioni kaloi tek një person – Ernesto Valverde.
Trajneri i Barcelonës u përballë me kritika të shumta pas dështimit për dy vite radhazi në Ligën e Kampionëve.
Barca shkoi me epërsi prej tre golave në ‘Anfield’, por i pësoi katër – çka nënkuptoi eliminimin shokues për të dytën herë, transmeton lajmi.
I pyetur për të ardhmen e tij, Valverde u shpreh: ‘’Jam i fortë dhe po ndihem mirë’’.
‘’Dua ta marrë hap pas hapi dhe nuk dua të fshihem nga kritikët’’.
‘’Kam folur me presidentin dhe ai e ka konfirmuar besimin që ka në mua. Eliminimi në atë mënyrë dhemb, por duhet të vazhdojmë’’, deklaroi ai.