Para ndeshjes me Romën, Juventus merr lajmin katastrofal

21:49 | 11 Maj 2019

Leonardo Bonucci, i është bashkuar listës së mungesave për Juventusin kundër Romës pasi ka pësuar një goditje në kyçin e këmbës.

Bonucci pritej të fillonte në Stadio Olimpico, por ai u tërhoq nga skuadra pasi kishte lënduar këmbën e djathtë gjatë seancës së sotme të stërvitjes, përcjell ORAinfo.

Ai bashkohet me mungesa të tjera, si Douglas Costa, Daniele Rugani, Mattia Perin, Sami Khedira, Mario Mandzukic dhe Moise Kean.

Skuadra e Juventusit për Romakët: Szczesny, De Sciglio, Chiellini, Caceres, Pjanic, Ronaldo, Dybala, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Cuadrado, Cancelo, Pinsoglio, Emre Can, Bentancur, Del Favero, Pereira, Spinazzola, Kastanos, Nicolussi Caviglia./ORAinfo/

Komento: