Ky lojtar i Milanit udhëtoi drejt Fiorentinës i lënduar

22:18 | 11 Maj 2019

Lucas Biglia i ka kërkuar Rino Gattuso të përfshihet në skuadër, pavarësisht se ka një lëndim në shpinë.

Kohët e fundit, Gattuso u pyet për Biglia dhe zbuloi se ai është i përfshirë në skuadër dhe do të udhëtojë, por ai nuk do të jetë në gjendje të shfaqët, përcjell ORAinfo.

Gazzetta dello Sport thotë se ishte Biglia që donte që Gattuso të bënte këtë, pasi donte të ishte me skuadrën pavarësisht nga lëndimi i tij. Ai donte të ishte i afërt me lojtarët në një pikë vitale të sezonit, pasi rossonerët ende po luftojnë për një vend të Champions League./ORAinfo/

Komento: