A po largohet nga Barcelona? Valverde jep lajmin e madh

10:17 | 12 Maj 2019

A po largohet apo jo nga Barcelona, më në fund flet trajneri i kësaj skuadre, Ernesto Valverde.

Pas humbjes zhgënjyese ndaj Liverpoolit në Anfield dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve në mesjavë, Valverde u përball më mediat për të folur rreth të ardhmes së vet dhe për gjendjen e lojtarëve të vet para ndeshjes së fundjavës kundër Getafes në La Liga.

Trajneri spanjoll u përball me kritika për mënyrën në të cilën Barcelona e tij u eliminua nga gara më prestigjioze evropiane për klube pas humbjes 4:0 ndaj Liverpoolit, edhe pse e kishte fituar 3:0 ndeshjen e parë në shtëpi.

“Ndihem i fuqishëm, jam mirë”, këmbënguli Valverde kur u pyet për të ardhmen.

“Dua ta ndërmarr hapin e radhës dhe jo të fshihem pas gurit. Ndihem si në filmin ‘Arratisja Madhështore’, ata sapo më kanë kapur mua dhe më kanë futur në qelinë e ndëshkimit, ama unë dua ta luaj ndeshjen e nesërme (diele)”, shtoi ai.

Ai tregoi se ka pasur një takim me presidentin e klubit, Josep Maria Bartomeu.

“Kam folur me presidentin dhe ai gjithmonë më ka bërë të ndihem i përkrahur”, theksoi ai.

Komento: