Duket se skuadra e Chelseas tashmë e ka gjetur zëvëndësuesin e Eden Hazardit.
Ylli belg do të largohet nga ‘Stamford Bridge’ në fund të sezonit, për të nënshkruar një kontratë të re në Spanjë, me kampionët e Evropës.
Është trajneri Zinedine Zidane, që e ka vendosur në objektiv kryesor Hazardin, për të cilin do t’i paguajnë Chelsea deri në 100 milionë euro.
Cadena Ser raporton se Chelsea janë përgatitur për humbjen e Hazard në verën e vitit 2019, përcjell lajmi.
Presidenti i Chelsea, Roman Abramovich, ka identifikuar yllin e Barcelonës, Philippe Coutinho, si pasues të Hazard.
Braziliani po kalon momente të vështira në ‘Camp Nou’ që nga transferimi nga Liverpool, dhe një rikthim në Premierligë, nuk do të përjashtohej.