Emisari francez pë Ballkanin i referohet Petkoviqit si drejtor i zyrës për “Kosovë e Metohi”, më pas e fshin postimin

14:38 | 20 Nëntor 2024
emisari-francez-pe-ballkanin-i-referohet-petkoviqit-si-drejtor-i-zyres-per-“kosove-e-metohi”,-me-pas-e-fshin-postimin

Emisari i Francës për Ballkanin, Rene Troccaz ka fshirë nga llogaria e tij në “X”, postimin ku përdorte termin “Kosovë e Metohi”.

Gjithçka ndodh  pas një takimi me të ashtuquajturin drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” Petar Petkoviq. Troccaz i është referuar Kosovës njëjtë si Serbia, duke e quajtur Petkoviqin “drejtor të zyrës për Kosovë e Metohi”.

Nuk dihet nëse një gjë e tillë është bërë qëllimshëm.

“Takimi shumë i dobishëm dhe interesant në Beograd me Petar Petkovic, drejtorin e zyrës për “Kosova Metohia”. Franca mbështet dialogun e lehtësuar nga BE, plus marrëveshjen Bruksel-Ohër. Faleminderit për pritjen e ngrohtë.” – thuhej në postimin që tashmë është fshirë.

Ndërkohë, pasi e fshiu termin q137 e përdor Serbia, Troccaz ka postuar një shkrim të ri rreth takimit, ku shkruan:

“Faleminderit Petar Petkoviq për pritjen e ngrohtë. Takim shumë i dobishëm në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, të cilin Franca e përkrah.” – ka shkruar ai. /Nacionale

Komento: