Atletico e PSG në garë për yllin 80-milionësh

15:14 | 12 Maj 2019

Richarlison duket të jetë për momentin një futbollist i kërkuar pas një performance të mirë.

Atletico Madridi dhe Paris Saint-Germaini janë në garë për transferimin e sulmuesit brazilian të Evertonit, Richarlison, bën të ditur “The Mirror” të dielën.

Richarlison ka impresionuar me Evertonin këtë stinor dhe u ka rënë në sy krerëve të Atleticos dhe Parisit. Vlera e Richarlisonit sillet në afro 80 milionë euro.

Komento: