Manchester City shpallet kampion i Anglisë

17:56 | 12 Maj 2019

City ka arritur të shpallet kampion në Angli.

Manchester City është kampion i Anglisë për sezonin 2018-19. Skuadra e Pep Guardiolës ka arritur që të fitojë me lehtësi 4-1 ndaj Brighton në transfertë, duke siguruar titullin e tyre të 6-të në histori dhe të dytin radhazi.

Manchester City është vetëm 45 minuta larg titullit kampion. Skuadra e Pep Guardiolës po fiton 2-1 ndaj Brighton. Edhe pse do të ishin vendasit ata që do të shënonin të parët në minutën e 27-të me Duffy, “qytetarët” do të barazonin vetëm pas disa sekondash. City nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 38-të do të shënonte sërish me Laporte.

Në fraksionin e dytë, ekipi i Guardiolës futet me një ritëm edhe më të frikshëm, teksa do të shënonte golin e tretë me Mahrez, ndërkohë që Gundogan i vendosi vulën me një goditje dënimi të ekzekutuar me mjeshtëri.

Liverpooli ndërkohë nuk i ka mjaftuar fitorja e radhës ndaj Wolves në shifrat 2-0. “The Reds” zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 17-të nga Sadio Mane, i cili shfrytëzoi një pasim të ardhur nga Arnold nga krahu i djathtë. 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt, do të ishte sërish Mane që do të realizonte, edhe pse u nis nga një pozicion i parregullt. City e mbyll sezonin në kuotën e 98 pikëve, vetëm një më shumë se Liverpooli

Komento: