Reali bëhet ‘horë’ nga Sociedad, Barcelona e pa mposhtur

20:36 | 12 Maj 2019

Barcelona fiton ndaj Getafes.

Barcelona ka realizuar fitore të pastër ndaj Getafes me rezultat 2-0, pasi javë më herët u shpallën kampion edhe matematikisht.

Arturo Vidal (39’) dhe Leo Messi (89’) shënuan në fitoren e 26-të të Barcës këtë edicion.

Getafe zbret në pozitën e pestë me 58 pikë, aq sa ka edhe Valencia një pozitë më lartë.

Reali ka pësuar humbje shokuese si mysafir i Sociedad.

Brahim Diaz (6’) kaloi së pari në avantazh ekipin e Zidane, para se Merino (26’) të barazonte gjithçka.

Punët për Los Blancos u vështirësuan, pasi Jesus Vallejo u ndëshkua me të keq pesë minuta para fundit të pjesës së parë.

Këtë e shfrytëzuan vendasit që shënuan edhe dy gola për fitoren 3-1.

Reali mbetet në vendin e tretë, kurse Sociedad në pozitën e tetë me 50 pikë.

Komento: