E tmerrshme, pëson sulm në zemër gjatë meçit, humbë jetën sportisti i njohur

20:50 | 12 Maj 2019

Mundësi i njohur Silver King ndërron jetë gjatë meçit në Londër.

Ish-mundësi i ËCË-së, Silver King, ka humbur jetën gjatë një meçi në Londër.

51-vjeçari meksikan, emri i vërtetë i të cilit është Cesar Barron, ishte duke u ndeshur mbrëmë në shfaqjen e mundjes “Lucha Libre” në Roundhouse, Londër, kur u nda nga jeta, konfirmuan organizatorët e ngjarjes, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

“Lucha Libre AAA Ëorldëide i bashkohet dhimbjes së familjes Luchistica për humbjen e Cesar Cuauhtemoc Gonzalez Barron ‘Silver Kingut’”, ka shkruar “Lucha Libre” në Tëitter.

Barron po ri-luante rolin dinak të Ramsesit në këtë ngjarje, rol të cilin ai e ka luajtur në komedinë e Hollyëoodit “Nacho Libre” në vitin 2005 së bashku me Jack Black.

Besohet se ai ka humbur jetën nga një sulm në zemër ndërsa Emergjenca në Londër njoftoi Barron ka vdekur në skenë.

https://www.youtube.com/watch?v=G5wp67t_rcY

Komento: