Zidane zbulon skuadrën e re te Bale

21:50 | 12 Maj 2019

Manchester United, është klubi favorit për të nënshkruar sulmuesin e Real Madridit, Gareth Bale në dritaren e transferimit të kësaj vere.

Bale thuhet se është thënë nga Zinedine Zidane se ai nuk do të jetë në planet e tij sezonin e ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Si rezultat, Uellsani pritet të lëvizë këtë verë, pasi që United, Bayern Munich dhe Tottenham Hotspur që besohet të jenë tre klubet që tregojnë më shumë interes.

Los Blancos thuhet se kanë vendosur United si favoritë për ta shitur sulmuesin e tyre.

Bale, i cili ka kontribuar me 14 gola dhe gjashtë asistime në 42 paraqitje për klubin e tij spanjoll këtë mandat, është lënë jashtë skuadrës së Madridit për udhëtimin e tyre në Real Sociedad në natën e së dielës./ORAinfo/

Komento: