
Sot ishte dita e nënës.
Para një jave modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman u bënë prindër për herë të parë.

Ata kanë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Efehan, shkruan rtv21.tv Sot, 12 maji njihet si dita e nënës. Në këtë ditë nuk ka munguar një urim i veçantë nga Tolgahan për Almedën.
“E dashura ime më e bukura në botë, gëzuar ditën e nënës.
“Isha dëshmitar në lindjen e djalit, dëshmitar i një mrekullie, është një ndjenjë e papërshkrueshme. Këtë nuk e them vetëm për bashkëshorten time, më besoni se të githa nënat i respektoj dyfish tani.
Gëzuar këtë ditë të veçantë, t’i puth duart!”, ka shkruar ai krahas fotografisë së publikuar në Instagram. Tolgahani dhe Almeda dashurinë e tyre me martesë e kanë kurorëzuar në vitin 2017.
