Liverpool vjen me transferim të “çmendur”

10:34 | 13 Maj 2019

Jurgen Klopp ka qenë prej kohësh një admirues i Julian Brandt, i cili mund të largohet nga Bayer Leverkusen në verë, raporton The Mirror.

23-vjeçari thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh dhe ka thënë se ai nuk ka dëshirë të largohet nga Leverkuseni, por kjo mund të ndryshojë nëse nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm,përcjell ORAinfo.

Ndërsa ata aktualisht janë në vendin e pestë, Brandt mund të largohet dhe Liverpool dhe Dortmund janë destinacionet më të mundshme, thotë gazeta./ORAinfo/

Komento: