Dukagjini “marshon” drejt Superligës, Palushaj zbulon formulën e suksesit

11:02 | 13 Maj 2019

Klina po mburret me KF Dukagjini i cili po “marshon”suksesshëm drejt SuperLigës.

Djelmoshat e trajnerit, Ndue Përgjokaj kanë shkëlqyer këtë edicion, derisa regjistruan edhe një fitore të rëndësime 4-3 kundër Vushtrrisë.

Kapiteni i kësaj skuadre, Liridon Palushaj, ka treguar për ORAinfo disa faktorë që ka ndikuar në suksesin e klubit dukagjinas këtë edicion.

“Mendoj që sivjet kemi bërë punë shumë të madhe. Duhet cekur se kanë ndikuar transferimet e disa lojtarëve me provojë të cilët kanë luajtur në Superligë .

“Vetëbesimi i lojtarëve ka qenë faktor kyç në atmosferën që kemi në skuadër”, ka deklaruar kapiteni, Palushaj.

Dukagjini është cilësuar si skuadër e mobilizuar që qëllimin e vetëm e ka pasur rikthimin në ligën elitare.

Palushaj, tregon se ky sukses nuk do të ishte arritur nëse ata nuk kishin pasur përkrahjen nga komuna, trajneri dhe padyshim nga mbështetja e zjarrtë e tifozëve “HITHAT”.

“ Kemi pasur përkrahje të madhe nga kryetari i Komunës se Klinës, Zenun Elezaj po ashtu edhe nga drejtori Fabion Veseli.

“Gjërat rrodhën natyrshëm dhe patëm sukses me ardhjen e trajnerit të e ri, Ndue Përgjokaj i cili solli një frymë të mirë.

“Në çdo ndeshje kemi pasur një atmosferë të mrekullueshme të krijuar nga qytetarët e Klinës dhe super Tifozët HITHAT të cilët vazhduan të besojnë në këta djelmosha të artë. Kësisoj pas 16 vitesh po ngjitemi aty ku e kemi vendin në Superligë.

Duhet te japim maksimumin edhe këto dy ndeshje matematikishit edhe 2 pikë e sigurojmë ngjitjen në Superligë .

“Liga elitare ka nevojë për një ekip si Dukagjini”, ka thënë në fund Palushaj.

Dukagjini në ndeshjen e ardhshme do të takohet me 2Korrikun në Prishtinë./ORAinfo/

Komento: