Piatek-Milan, vjen lajmi “bombë”

11:17 | 13 Maj 2019

Në Sky Sports, legjenda e Interit, Beppe Bergomi ka vënë në pikëpyetje nëse sulmuesi i Milanit, Krzysztof Piątek, është ideal për Milanin pasi që ai nuk ka realizuar gol që 366 minuta.

Ai, ka thënë se është në pikëpyetje nëse Milan është ambienti ideal për të, përcjell ORAinfo.

“Ne duhet të kuptojmë nëse Piatek në Milan e mendon të ardhmen e gjatë. Nuk mendoj për momentin e krizës, është e nevojshme të bëjmë një vlerësim për të ardhmen: a është me të vërtetë Milanin skuadra e tij ideale edhe për shumë vite?”, ka reaguar Bergomi.

Piatek ka 21 gola deri tani këtë sezon, megjithatë polaku nuk ka gjetur rrjetën që nga fillimi i prillit kundër Juventusit dhe ka vetëm 3 gola në 11 ndeshjet e fundit./ORAinfo/

Komento: