Osmani anulon vizitën për në Brunei “pas sulme*ve terro*riste në infrastrukturën jetike të Kosovës”

09:08 | 30 Nëntor 2024
osmani-anulon-viziten-per-ne-brunei-“pas-sulme*ve-terro*riste-ne-infrastrukturen-jetike-te-kosoves”

Presidentja Vjosa Osmani, ka anuluar vizitën në Brunei, “pas sulmeve terroriste në infrastrukturën jetike të Republikës së Kosovës“, duke iu referuar sulmit në kanalin e ujit të Ibër Lepencit. Udhëtimi i saj ishte planifikuar për sot në mëngjes.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se ky vendim u mor pas shqyrtimit të kujdesshëm të situatës në zhvillim të sigurisë dhe nevojës për t’u koordinuar me të gjitha institucionet në vend në mënyrë që të garantohet siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Në një bisedë telefonike të zhvilluar sot,  Presidentja Osmani e ka njoftuar Madhërinë e Tij Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah, me zhvillimet aktuale të sigurisë në vend dhe janë dakorduar që vizitën e paraparë ta realizojë në një të ardhme të afërt dhe në një kohë të përshtatshme për të dy palët”, thuhet në njoftim.

Komento: