Tre persona arrestohen pas sul*mit ndaj personit zyrtar në Shtime

10:25 | 30 Nëntor 2024
tre-persona-arrestohen-pas-sul*mit-ndaj-personit-zyrtar-ne-shtime

Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin e sulmit ndaj një personi zyrtar në rrugën “Përparim Boshnjaku” në Shtime, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Pas arrestimit, ata janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit përkatës.

Raport shtesë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Përparim Boshnjaku, Shtime 28.11.2024-22:55. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Policia vazhdon hetimet për këtë rast dhe do të japë detaje të tjera në përputhje me zhvillimet e mëtejshme.

 

Komento: