Sulmi në Ibër-Lepenc, Rizvanolli: Kishim plane për të siguruar qytetarëve ujë të pijshëm*

19:38 | 01 Dhjetor 2024
sulmi-ne-iber-lepenc,-rizvanolli:-kishim-plane-per-te-siguruar-qytetareve-uje-te-pijshem*

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ishte në konferencë për media bashkë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Rizvanolli ka thënë se furnzimi ë KEK ka arritur në nivel optimal përkundër situatës së krjuar pas sulmit në Ibër-Lepenc.

“Së bashku me KEK-un kemi parë alternativat e ftohjes përmes termocentralit Kosova B. Rezervat e ujit të ftohjes në KEK janë monitoruar gjatë gjithë natës. KEK ka siguruar kapacitete deri 150 MË nga Korporata e Energjisë e Shqipërisë. Brenda 36 orëve ka pasur reduktime të plota ose të pjesshme”.

“Për tu siguruar qytetarëve ujë të pijshëm, ne kemi pasur një plan që në te gjitha komunat e rrezikuara të ketë furnizim me autobot. Mbrëmë furnizimi me KEK ka arritur në nivel optimal. Derisa po flasim të gjitha fabrikat e ujit janë në funksion dhe furnizimi është kthyer”, tha Rizvanolli.

Komento: