“Armata” e këshilltarëve në Qeverinë “Kurti”, shpenzime marramendëse të buxhetit

08:38 | 02 Dhjetor 2024
“armata”-e-keshilltareve-ne-qeverine-“kurti”,-shpenzime-marramendese-te-buxhetit


‘’Rrush’’ me numrin e këshilltarëve dhe asistentëve, janë edhe vetë ministrat e kryeministrit Albin Kurti.

Një këshilltar politik paguhet në muaj prej 945 euro, me caktimin e koeficientit të pagës nga Qeveria Kurti.

Hiç më pak se 76,545 euro i kushton buxhetit të Kosovës, pagesa mujore për rreth 81 këshilltarët politik të ministrive apo 918,540 euro paga në vit. Kjo është kostoja e kalkuluar për Ministritë që i kanë publik emrat e këshilltarëve, por janë disa Ministri qëi mbajn “sekret” kshilltart dhe refuzojnë të përgjigjen për numrin dhe pagat e tyre.  Një këshilltar politik paguhet në muaj prej 945 euro, me caktimin e koeficientit të pagës nga Qeveria Kurti.

Ministritë e udhëhequr nga VV-ja, kanë mbi 31 asistentë, ku paga e një asistenti është 567 euro në muaj apo 6,804 euro në vit. Për 31 asistentët nëpër ministri nga buxheti i Kosovës vetëm për paga shkojnë 17.577 euro paga mujore apo 210.924 euro në vit.

Shtatë shefe të kabinetit nëpër ministri, janë sipas deklarimit të ministrive në sajtet e tyre zyrtare. Një pagë e shefit të kabinetit të ministrit kap shifrën prej 1050 euro në muaj apo 12.600 euro në vit, derisa për shtatë shefat e kabineteve ministrore për një muaj shpenzohen  7.350 euro në muaj apo 88.200 euro në vit.

FrontOnline, ka kërkuar informacioni për numrin e këshilltarëve dhe asistentëve për zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe për zëvendëskryeministren Emilja Rexhepi, por për më shumë se dy jaavë nuk kanë kthyer përgjigje, deri tek publikimi i këtij artikulli.

Pa kaluar fare tek ministritë tjera, vetëm zëvendësja e parë e Albin Kurtit, e cila është edhe ministre e punëve të jashtme dhe diasporës, Donika Gërvalla, ka hiç më pak se nëntë këshilltarë politik, katër zyrtarë administrativë të saj, katër zyrtarë administrativ të zëvendësministrit, një shef kabineti por edhe një vozitës. Megjithatë, as nëntë këshilltarët e saj, duket se nuk kanë arritur ta këshillonin saktë ministren Gërvalla e cila kohë pas kohe shquhej për huqje nëpër postimet e saj në rrjetin social “X”, herë duke i ngatërruar flamujt e shteteve mike e herë duke ia gabuar emrat atyre.

Keq me këshilltar nuk qëndron as ministri i financave, punës dhe transferove, Hekuran Murati. Ai ka hiç më pak se katër këshilltar, katër asistent administrativ e një shefe kabineti.

Ejup Maqedonci, i pari që drejton Ministrinë e Mbrojtës, i ka shtatë këshilltar politik, një shef kabineti e një shefe të stafit të tij.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, nuk qëndron keq me numrin e këshilltarëve, por ka përgjysmë thuajse më pak, se ministrja Gërvalla. Sveçla korrespondon me vetëm tre këshilltar, tre asistentë dhe një shefe kabineti.

Arben Vitia, ministri i shëndetësisë, duket se ia ka marr dorën këtij dikasteri. Për punën e tij, siç duket mjafton numri i vogël i stafit. Ai ka vetëm katër këshilltar politik, dy asistentë dhe një shefe kabineti.

Ajo që pëlqen shumë autorin turk, Orhan Pamuk, t, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka hiç më pak se 6 këshilltar e dy asistentë, por sikur tek ministrja Gërvalla, edhe tek kjo siç duket, këshilltarët nuk kanë bërë sa duhet, pasi që edhe kjo kishte huqje në emrin e shkrimtarit të madh turk dhe nobelistit, Orhan Pamuk në Orhan Pambuk, e për Akademikun Muhamedin Kullashi e quajti Muhamedin Kullashku.

Ministri që shpesh viziton veriun e vendit, Elbert Krasniqi, që drejton administratën publike ka vetëm katër këshilltarë dhe një shef kabineti.

Ministri që jep tenderë për të i asfaltuar rrugët e Kosovës, Liburn Aliu, ka shtatë këshilltar e dy asistentë në kabinetin e tij.

Ndonëse merret me fushën energjetike, shumë energji për të pasur në stafin e saj prej ministres e ka edhe Artane Rizvanolli.  Ajo ka shtatë këshilltarë dhe dy asistente.

Ministria e Kulturës, është tjetër ministri që ka shumë këshilltar. Hajrullah Çeku që drejton kulturën dhe sportin është ‘’rrush’’ me këshilltarë. Ai ka plotë tetë këshilltarë dhe dy asistente.

E para e drejtësisë në vend, që drejton thuajse dikasterin me të rëndësishëm në vend, Albulena Haxhiu, në kabinetin e saj ka gjashtë këshilltarë dhe katër asistente.

Ministri Fikrim Damka, që vjen nga komuniteti pakicë, ka një përbërje të kabinetit prej një shumice që përbën gjashtë këshilltarë, dy asistentë dhe një shef kabineti. Nenaq Rashiqi që udhëheq me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim ka gjashtë këshilltar, katër asistentë dhe dy vozitës, një i ministrit dhe një i zëvendësministrit të tij.

Pa përfshirë këtu Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, pasi të dhënat nuk janë të shfaqur në sajtin e tyre e nuk kemi marrë përgjigje nga ta as pasi ne kemi dërguar pyetje tek kjo ministri, lidhur me numrin e këshilltarëve dhe asistentëve tek  kjo ministri.

Komento: