“Tërmet” te Barça, po ia marrin yllin 60 milionësh

13:32 | 13 Maj 2019

Benfica është shumë afër transferimit të portierit të Barcelonës, Jasper Cillessen.

Cillessen, ylli holandez, ka një kontratë në Camp Nou që kalon deri në qershor 2021 dhe përmban një klauzolë lirimi prej 60 milion euro, ndërsa besohet se dëshiron më shumë paraqitje për ekip të parë, përcjell ORAinfo.

29-vjeçari u bashkua me Barcelonën nga Ajax në 2016, por vendin e tij ia ka zënë Marc-Andre Ter Stegen dhe ka bërë vetëm katër paraqitje në La Liga përgjatë tri sezoneve.

Mediat kryesore portugeze,Record dhe A Bola tregojnë se Benfica është afër ta rrëmbejë atë./ORAinfo/

Komento: