Pochettino vjen me transferim gjigant nga Seria A

13:47 | 13 Maj 2019

Tottenham Hotspur njoftohet se po mbyll një marrëveshje me Nicolar Zaniolo pasi kanë biseduar gjatë ndeshjes Roma-Juventus.

Sipas Nicolo Schira të Gazzetta dello Sport, Tottenham dërgoi një skaut për të parë Zaniolo që Roma mundi Juve 2-0 në Olimpico të dielën mbrëma,përcjell ORAinfo.

Tottenham kishte bërë një ofertë 50 milion euro për 19-vjeçarin dhe ishin në bisedime për nënshkrimin e tij.

Spurs mund të jetë ndër klubet më të ngarkuara në tregun e transferimeve, duke shkuar dy dritare pa shtuar asnjë fytyrë të re, pasi ata arritën në finalen e Ligës së Kampionëve./ORAinfo/

Komento: