Qeveria mbanë mbledhje, ndryshon dhe plotëson vendimin për marrëveshjen ushtarake me Turqinë

11:08 | 03 Dhjetor 2024
qeveria-mbane-mbledhje,-ndryshon-dhe-ploteson-vendimin-per-marreveshjen-ushtarake-me-turqine

Qeveria e Kosovës ka njoftuar sot se mbrëmë ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë të datës 23.10.2024.

Qeveria e Kosovë në mbledhjen e 23 tetorit të këtij viti kishe aprovuar në parim Nismën për lidhje e Marrëveshje së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në fushën e Shëndetit Ushtarak” nëpërmjet ministrisë Mbrojtjes së Kosovës dhe Turqisë.

Po ashtu në vendimin e 23 tetorit, thuhet se obligohet Ministria e Mbrotjes për ndërmarrjen e hapave konform dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjit Nr. 04/L-052 për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe legjislacionit tjetër në fuqi.

Qeveria në njoftimin e dërguar sot nuk ka treguar se çfarë saktësisht është ndryshuar nga ky vendim.

Komento: