Përfundon seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit për sulmin terro*rist në Ibër-Lepenc, pritet të merret vendimi për masën e sigurisë

13:08 | 03 Dhjetor 2024
perfundon-seanca-degjimore-ndaj-te-dyshuarit-per-sulmin-terro*rist-ne-iber-lepenc,-pritet-te-merret-vendimi-per-masen-e-sigurise

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit tjetër për rastin e sulmit në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc.

Pas kësaj seance, pritet të merret vendimi për caktimin e masës së sigurisë.

“Betimi për Drejtësi” merr vesh se i dyshuari është Jovan Viqentijeviq, vëllai i Dragisha Viqentijeviq, ky i fundit i dyshuari i parë për këtë rast, i cili gjendet nën masën e paraburgimit./Betimipërdrejtësi/

Komento: