Presidentja Osmani nesër në Bruksel, do të pritet në takim nga shefi i ri i Këshillit Evropian

14:38 | 03 Dhjetor 2024
presidentja-osmani-neser-ne-bruksel,-do-te-pritet-ne-takim-nga-shefi-i-ri-i-keshillit-evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do të pritet në takim nga shefi i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Bruksel.

Në faqen e Këshillit Evropian është publikuar agjenda e Costas, ku bëhet e ditur se takimi do të mbahet me fillim nga ora 09:30.

Pos Osmanit, në të njëjtën ditë Costa do ta presë në takime duke filluar nga ora 10:00 edhe presidentin malazez, Jakov Milatoviq.

Ndërsa sot, Costa në takime i pret edhe liderët e tjerë të shteteve ballkanike përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./Gazeta10

Komento: