LAJMI I FUNDIT: Shkarkohet Gattuso ?

15:07 | 13 Maj 2019

Gattuso do të shkarkohet.

AC Milan mbetet në garën për Ligën e Kampionëve, pasi ata mposhtën Fiorentina 1 – 0 të shtunën në mbrëmje, që i lë ata në vendin e 5 me 2 ndeshje ende për tu zhvilluar.

Përkundër kësaj, e ardhmja e Rino Gattuso nuk është me Milanin. Siç shkruan Gazzetta dello Sport, sezoni i ardhshëm nuk do ta shohë më trajnerin e Milanit në stolin e klubit, përcjell ORAinfo.

Edhe nëse kualifikohen për Ligën e Kampionëve, Gattuso nuk është njeriu që ta udhëheqë Milanin në hapin tjetër. Klubi beson se ata kanë nevojë për një menaxher me cilësi të provuar për të ndihmuar në përparimin./ORAinfo/

Komento: