Arrestohet e mitura dhe 23-vjeçari, dyshohen për grabitje në Mitrovicë

21:38 | 03 Dhjetor 2024
arrestohet-e-mitura-dhe-23-vjecari,-dyshohen-per-grabitje-ne-mitrovice

Policia ka arrestuar një vajzë të mitur, dhe një 23-vjeçar, si të dyshuar për grabitjen e ndodhur në Mitrovicë, të martën e javës së kaluar.

E mitura pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa të arrestuarit tjetër F.H, iu caktua masa e ndalimit policor.

Ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Mulliri i vjetër”, ku viktimës i ishin grabitur një sasi e të hollave dhe një orë dore me vlerë të konsiderueshme, bëri të ditur policia.

Komento: