Barcelona s”është “normal”, po e transferon yllin 200 milionësh

16:07 | 13 Maj 2019

Vitin e kaluar, e gjithë dritarja e transferimit në Spanjë ishte dominuar nga lajmet nëse Antoine Griezmann do të braktiste Atletico Madrid për Barcelonën.

Ai zgjodhi të mos largohej verën e kaluar, megjithatë mediat spanjolle raportojnë se ai është edhe një herë në listën e blerjeve të Barçës dhe do ta bënte këtë lëvizje, nëse do të jepej shansi këtë herë, përcjell ORAinfo.

Griezmann ka shënuar 15 gola në 35 ndeshje dhe klauzola e lirimit të tij shkon nga 200 deri 120 milionë euro më 1 korrik, që do të thotë një marrëveshje më e lirë këtë herë për Barçën./ORAinfo/

Komento: