Pirlo zbulon trajnerin e ri të Juventusit

16:59 | 13 Maj 2019

E ardhmja e Mauricio Pochettino në Spurs nuk do të bëhet e qartë deri pas përfundimit të Ligës së Kampionëve dhe ai vazhdon të jetë i lidhur me skuadrat tjera.

Legjenda italiane,Pirlo i ka thënë Sky Sports Italisë se ai beson se Pochettino do të jetë trajneri i përsosur për Juventusin, nëse Massimiliano Allegri largohet nga klubi, përcjell ORAinfo.

“Ai ka marrë identitetin e një trajneri të Juventusit”, tha Pirlo. “Ai është një trajner modern dhe ka qenë në Premier Ligë për një kohë të gjatë. Ai gjithashtu ka trajnuar në Spanjë, kështu që ai ka një eksperiencë të gjerë”, ka përfunduar Pirlo./ORAinfo/

Komento: