Arifi: Dështim kolosal i politikës së Jashtme të Kosovës

10:38 | 05 Dhjetor 2024
arifi:-deshtim-kolosal-i-politikes-se-jashtme-te-kosoves


Dritëro Arifi, njohësi i integrimeve evropiane vlerëson se me Qeverinë ‘Kurti’ asnjë rezultat s’ka pasur në politikën e jashtme brenda katër viteve.

Arifi për “Front Online” deklaron se përveç vizitave jashtë vendit, sukses tjetër s’ka pushteti aktual.

“Diplomacia matet me rezultate konkrete dhe nuk ka pas përveç vizitave as njohje as rezultate konkrete dhe as anëtarësim në organizata”, deklaroi Arifi.

Ai e vlerëson si dështim kolosal, udhëheqjen e pushtetit të udhëhequr nga Kurti në diplomacinë kosovare.

“Jemi nën sanksione, Kurti po anashkalohet nga vendet kryesore të BE dhe SHBA po anashkalohet në mënyrë diplomatike që ta kuptojë që edhe ai është i atakuar nga këto sanksione. Politika e jashtme e Qeverisë për katër vite është dështim kolosal”, përfundoi Arifi për “Front Online”.

Komento: