LAJMI I FUNDIT: Ekipi i madh italian dërgohet në Serie C

17:39 | 13 Maj 2019

Tashmë është zyrtare. Gjiganti italian i futbollit, Palermo është zhvendosur në Serie C për shkak të parregullsive financiare.

Gjykata Kombëtare Federale e FIGC-së mori vendim të hënën për dëbimin e Palermos në Serie C’.

Ky vendim është një goditje e madhe për skuadrën e Palermos, që kishte mbyllur sezonin në Serie B në vendin e tretë, dhe përmes Play Off kërkonte rikthimin në Serie A.

Kujtojmë se Palermo në të kaluarën për disa vite ka qenë pjesë e Serie A, dhe nga kjo skuadër kanë dalë emra të mëdhenj si Edinson Cavani, Paulo Dybala, Javier Pastore, Andrea Belotti dhe shumë të tjerë.

Komento: