Selmanaj i ashpër me VV-në: Shumicë parlamentare për faqe të zezë – Turp

16:38 | 05 Dhjetor 2024
selmanaj-i-ashper-me-vv-ne:-shumice-parlamentare-per-faqe-te-zeze-–-turp

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka kritikuar ashpër VV-në dhe Listën ‘Guxo’, duke i cilësuar këto dyja si ‘‘shumicë parlamentare për faqe të zezë’’.

Ai ka thënë edhe se kjo shumica do të mbahet mend për mediokritet dhe sharlatanizëm institucional.

‘‘Lvv&guxo- shumicë parlamentare për faqe të zezë!

Vetëm në seancën e sotme, punësuan gra e nipa në ndërmarrje publike, votuan projektligje kundër kushtetuese dhe demoluan procedurat e ligjbërjes, duke mos i lejuar deputetët të parashtrojnë amendamente, sepse nuk i lanë kohë më shumë se 1 minutë secilit komision të përhershëm.

TURP!’’, ka shkruar ai.

Komento: