Gazetari Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, kritikoi Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për siç e quan ai, dyfytyrësinë e tij lidhur me mbështetje për Listën Serbe dhe pasivitetin e tij ndaj veprimeve të deputetëve serbë.
Hamidi vlerësoi se është mbështetur Lista Serbe me 360 mijë euro këtë vit, por Konjufca nuk ka reaguar për mungesën e deputetëve të saj në seanca.
Ai e kritikoi për heshtjen e tij ndaj veprimeve të deputetëve të Vetëvendosjes, edhe të Listës Serbe, duke thënë se veprimet e tij janë thjesht kalkulime politike.
“Deputetët po marrin paratë pa shkuar kurrë në seanca. Edhe Glauk Konjufca nuk ka bërë zë, ka kalkuluar politikisht” tha Hamidi.
Deklaratën e plotë të Lavdim Hamidit në emisionin CONTEXT e gjeni në videon më poshtë: