Haradinaj ndan pamje nga tubimi në Suharekë: Bashkë për Kosovën fituese

15:08 | 06 Dhjetor 2024
haradinaj-ndan-pamje-nga-tubimi-ne-suhareke:-bashke-per-kosoven-fituese

Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, ka ndarë pamje nga tubimi promovues në Suharekë.

Haradinaj ka thënë se qeverisjen shembullore në Suharekë do ta shtrijmë në gjithë vendin.

“Atmosferë e jashtëzakonshme dhe pritje e ngrohtë në Suharekën kampione të qeverisjes. Është koha që së bashku që qeverisjen shembullore të Suharekës ta shtrijmë në gjithë vendin për ndryshimin e nevojshëm, për Kosovën Fituese”, ka thënë Haradinaj.

Komento: