Neymar – Real Madrid, vjen lajmi i fundit

18:47 | 13 Maj 2019

A po kalon apo jo Neymari tek skuadra e Real Madridit.

Real Madrid nuk do të tolerojë një tjetër sezon pa trofe.

‘Los Blancos’, kanë përjetuar një sezon aspak të mirë, duke u eliminuar nga të gjitha garat që nga muaji mars, me tre trajner të ndërruar.

Florentino Perez në fund të sezonit, ka rikthyer në bankinë trajnerin Zinedine Zidane, dhe atij dëshiron t’i ofrojë lojtarë cilësor për të rikthyer Real Madridin në majat e futbollit evropian.

Eden Hazard dhe Neymar, janë emrat e mëdhenj që përfliten për t’iu bashkuar ‘Los Blancos’.

Rreth një kalimi të Neymar te Real Madrid, është pyetur edhe Dani Alves, i cili ka thënë se vetëm bashkëvendësi i tij, mund të përgjigjet në këtë pyetje.

“Nuk mund të parashikojmë se çfarë mund të ndodhë, shpresoj që të vazhdojmë të luajmë së bashku. Ai ka një kontratë me PSG”, ka deklaruar fillimisht Alves, përcjell lajmi.

“Rreth çështjes së Realit, vetëm Neymar mund të përgjigjet, por ai ka një marrëveshje dhe duhet ta respektojë”.

Komento: