Nga Lëvizja FOL: Votimi i ligjit në procedurë të përshpejtuar, cenim i vlerave demokratike

21:08 | 06 Dhjetor 2024
nga-levizja-fol:-votimi-i-ligjit-ne-procedure-te-pershpejtuar,-cenim-i-vlerave-demokratike


Viona Bunjaku nga Lëvizja Fol për FrontOnline, thotë se votimi në lexim të parë dhe të dytë i Ligjit per Byron Shteterore per Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë se Pajustifikueshm, në procedure të përshpejtuar përbën cenim të vlerave demokratike, dhe lë të kuptohet se po bëhet për poena politik.

‘’Votimi ne lexim te parë dhe pastaj në lexim të dytë të Ligjit për Byron Shtetërore per Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë se Pajustifikueshme në një procedurë të përshpejtuar pa dëgjime dhe konsultime publike përben cenim të vlerave demokratike dhe na bën të kuptojmë se e gjithë kjo është duke u bërë për poena politik’’ thotë ajo.

Megjithatë, Bunjaku, vlerëson se ky ligj duhet të kaloj testin nga Gjykata Kushtetuese, derisa shprehet se varet nga vullneti I partive opozitare nëse ky ligj do të shkoj përsëri në Gjykatën Kushtetuese.

‘’Varet nga vullneti politik i partive opozitare, mirëpo ky Ligj duhet edhe njëherë ta kaloj testin e Gjykatës Kushtetuese’’ u shpreh ajo për FrontOnline.

Komento: