Bislimi nuk pret rezultate nga takimi i 17 dhjetorit: Po ndodh në një moment kritik për tri arsye…

21:08 | 06 Dhjetor 2024
bislimi-nuk-pret-rezultate-nga-takimi-i-17-dhjetorit:-po-ndodh-ne-nje-moment-kritik-per-tri-arsye…

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është shfaqur kritik si jo rrallë herë ndaj Bashkimit Evropian në lidhje me kritikat që janë bërë nga evropianët në drejtim të Kosovës e Serbisë lidhur me mos zbatimin e marrëveshjeve të arritura, duke thënë se BE ka preferuar që të ndajë fajësinë mes palëve, shkruan Gazeta Express.

Kjo sipas Bislimit, është bërë pasi që gjithëherë sipas tij, në Bruksel ka qenë një qasje ku apostrofimi i palës përgjegjëse mund të ndikojë negativisht në gatishmërinë e kësaj pale për të marrë pjesë.

‘‘Ka qenë një qasje në Bruskel që për të ecur tutje në normalizim na duhen të dyja palët, dhe çfarëdo tentative që njëra palë të apostrofohet si palë përgjegjëse mund të ndikojë negativisht në gatishmërinë e kësaj pale për të marrë pjesë. Edhe në kuadër të kësaj, në mungesë të vullnetit që të identifikohet pala bllokuese, Bashkimi Evropian ka preferuar pastaj që të ndajë fajësinë mes palëve.’’, ka thënë ai për ‘Zërin e Amerikës’.

Ai po ashtu ka folur edhe për takimin e radhës që do të mbahet me 17 dhjetor për të cilin ai ka thënë se nuk do të duhej të prodhonte pritshmëri.

Komento: