Juventus zgjedh trajnerin e ri? Do të befasoheni se për kë bëhet fjalë

19:02 | 13 Maj 2019

A do të bëhet skuadra e Juventusit me trajner të ri?

Drejtuesit e Juventus janë të ndarë rreth mbajtjes së Massimiliano Allegrit në skuadër apo rikthimit të Antonio Contes.

‘Zonja e Vjetër’ që këtë sezon festoi titullin e tetë më radhë në Serie A, po vlerëson situatën e zëvendësimit të trajnerit Massimiliano Allegrit.

Sipas ‘Calciomercato’, bordi drejtues i skuadrës është i ndarë nëse duhet të vazhdohet me Allegrit, apo të rikthehet në skuadër Antonio Conte, përcjell lajmi.

Antonio Conte është pa skuadër, dhe muajt e fundit ka qenë në bisedime me Interin dhe Romën.

Dëshirë e Juventusit kanë qenë Pep Guardiola dhe Zinedine Zidane, po për sezonin e ri të ty këta janë të paarritshëm.

Komento: