
Bekim Haxhiu, deputet nga rradhët e PDK-së, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosrealizimin e këtyre premtimeve. Ai tha se asgjë nga programi i Qeverisë për periudhën 2021-2025 nuk është realizuar dhe e ka cilësuar atë si mashtrim të kryeministrit Kurti.
‘’ Nëse e shohim programin e qeverisë 2021-2025 e shohim se asgjë nga ato premtime por edhe krejt programi qeverisës nuk është përmbush thjesht janë mashtrime të Kurtit’’, tha Haxhiu për FrontOnline.
Haxhiu theksoi gjithashtu se ky mandat po përfundon dhe shtëpitë e të moshuarve as nuk janë në projekt buxhet , ai e vlerësoi këtë si një tjetër dështim të ekzekutivit, që është vetëm një prej shumë premtimeve të pa mbajtura në këtë mandat.
‘’ Ky mandate veçse përfundoi as në projekt buxhet nuk i ka vendosur, as nuk kanë filluar e as nuk kanë bërë asgjë sa I përket kësaj mbetet një prej rrenave të radhës bashkë me 44 mijëshen me banesat për qift’’, përfundoi Haxhiu.