Prishtinasi raporton në polici se i janë vjedhur 22 mijë dollarë kriptovaluta

14:38 | 07 Dhjetor 2024
prishtinasi-raporton-ne-polici-se-i-jane-vjedhur-22-mije-dollare-kriptovaluta

Një burrë në Prishtinë ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë hyrë në llogarinë e tij të kriptovalutave dhe i kanë vjedhur 22 mijë dollarë kriptovaluta.

Policia ka theksuar se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.
Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në llogarinë e tij të platformës së kriptovalutave dhe i kanë vjedhur 22.000 dollarë kriptovaluta. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Komento: