Presidentja Osmani takohet me presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’

20:01 | 07 Dhjetor 2024
presidentja-osmani-takohet-me-presidentin-trump,-ne-ceremonine-e-rihapjes-se-katedrales-se-parisit-‘notre-dame’

Në Paris janë mbledhur një numër i madh liderësh botërorë.

E ky tubim i tyre ka ardhur për ceremoninë e rihapjes së Katedrales së famshme Notre Dame, e cila u dogj në vitin 2019.

Në këtë ceremoni po merr pjesë edhe presidentja Osmani, e cila ka shpërndarë një fotografi nga kjo ngjarje.

Ajo shihet t’i ketë shtrënguar duart me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.

“Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’”, shkroi Osmani në Facebook.

Rindërtimi i Notre Dame ka zgjatur mbi 5 vjet dhe ka kushtuar mbi 800 milionë euro.

 

Komento: